Përdorej si spital COVID-19, shtatë persona humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

Përdorej si spital COVID-19, shtatë persona humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit

10:51, 09/08/2020
A+ Aa A-

Të paktën shtatë persona humbën jetën nga shpërthimi i një zjarri në një hotel, i cili ishte duke u përdorur si spital i përkohshëm COVID19.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Andhra Pradesh në Indi. Ndërkohë disa persona kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet bëjnë me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe se operacionet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë duke punuar për të ndihmuar të plagosurit.

Ministri i Brendshëm Amit Shah u shpreh i keqardhur për këtë ngjarje, ndërsa thekson se do të ofrohet mbështetja e duhur nga institucionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco