Shpërthimi që shkatërroi kryeqytetin libanez, liderët botërorë samit për ndihma në Beirut

Shpërthimi që shkatërroi kryeqytetin libanez, liderët botërorë samit për ndihma në Beirut

10:45, 09/08/2020
A+ Aa A-

Udhëheqësit botërorë do të zhvillojnë bisedime për të shtuar ndihmat për Beirutin. Tashmë janë bërë pesë ditë nga shpërthimi masiv që thuajse shkatërroi kryeqytetin libanez.

Konferenca është vendosur të mbahet nga Franca dhe nga Kombet e Bashkuara. Sipas autoriteteve shpërthimi në magazinën ku ruheshin 2.000 ton nitrat amoniumi shkaktoi rreth 15 miliard dollarë humbje.

Ndërkohë 158 persona humbën jetën, 5,000 të tjerë u plagosën dhe rreth 300,000 persona mbetën të pastrehë. Sakaq të shtunën mijëra qytetarë kanë protestuar kundër qeverisë .

Po ashtu kryeministri libanez Hassan Duiab bëri me dije se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si  një mundësi për të dalë nga kriza, ndërsa shtoi se për këtë vendim do të diskutohet të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco