Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

SHBA do të ulë në nivelin më të ulët historik numrin e trupave në Afganistan

SHBA do të ulë në nivelin më të ulët historik numrin e trupave në Afganistan

10:25, 09/08/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara do të ulin nën 5000 numrin e trupave në Afganistan brenda fundit të muajit nëntor të këtij viti, tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper të shtunën në një intervistë me Fox News.

Esper tha se Pentagoni ende nuk ia ka dorëzuar planin Kongresit dhe gjithashtu shtoi se për të mos ndryshuar këto plane duhet që SHBA të sigurohet që të mos kërcënohet nga terroristët që strehohen në Afganistan.

Në një intervistë dhënë javën e kaluar, presidenti Donald Trump tha se do të donte që brenda datës 3 nëntor SHBA të kishte “rreth 4000 deri në 5000 trupa në Afganistan”.

CNN raportoi që në qershor se administrata amerikane po planifikonte të ulte numrin e ushtarëve të pranishëm në Afganistan nga 8600 që janë tani, në 4500, çka do të ishte shifra më e ulët që prej nisjes së luftës atje në vitin 2001.

Konfirmimi i Sekretarit të Mbrojtjes vjen ndërsa në javët e fundit ka pasur një valë sulmesh nga ana e talebanëve ndaj qeverisë afgane, pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara në shkurt. Pentagoni gjithashtu konfirmoi në një raport se talebanët nuk ishin shkëputur ende nga Al Qaeda, edhe pse kjo ishte pjesë e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco