Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zbulohet më në fund se ku ka zbarkuar ish-Mbreti i Spanjës

Zbulohet më në fund se ku ka zbarkuar ish-Mbreti i Spanjës

10:07, 09/08/2020
A+ Aa A-

Ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos ka zbarkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një foto e publikuar nga grupi mediatik spanjoll, NIUS, duket se tregon ish-monarkun duke zbritur nga një avion në Abu Dhabi.

Juan Carlos bëri lajmërimin shokues të hënën se do largohej nga Spanja, raporton BBC. Ai u largua në mesin e një hetimi për korrupsion. Carlos ka mohuar se ka kryer ndonjë shkelje.

Largimi i tij ka ndezur një debat të fortë në Spanjë për monarkinë.

Pas largimit pati shumë spekulime se ku mund të jetë vendosur ai. Mediat raportuan për një seri destinacionesh, por tani mësohet se ai është vendosur në Abu Dhabi. Sipas BBC, ka raportime se një kat i tërë në hotelin luksoz me pesë yje, Emirates Palace do jetë në dispozicionin e tij.

Ish-mbreti është një mik i afërt me Princin e Kurorës në Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Supreme nisi një hetim në lidjhe me implikimin e Juan Carlos në një kontratë për një hekurudhë të shpejtësisë së lartë me Arabinë Saudite. Firmat spanjolle fituan një kontratë për të ndërtuar lidhjen me tren mes Mekës dhe Medinës me vlerë 6.7 miliardë euro.

Më vonë u raportua se mbreti kishte depozituar në llogaritë e tij në Zvicër një shumë prej 100 milionë dollarësh, raporton Daily Mail. Sipas gazetës, ky skandal mund të shkatërrojë përfundimisht monarkinë spanjolle.

Kurse BBC shkruan se “është një largim poshtërues për një mbret që dukej se do futej në histori si njeriu që udhëhoqi Spanjën nga diktatura në demokraci pas vdekjes së Gjeneralit Franko”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco