‘Maskat të detyrueshme edhe në ambientet publike’/ Parisi merr vendimin ekstrem

‘Maskat të detyrueshme edhe në ambientet publike’/ Parisi merr vendimin ekstrem

22:31, 08/08/2020
A+ Aa A-

Nga e hëna, vendosja e një maskë do të jetë e detyrueshme në zonat më të populluara të Parisit.

Ky vendim ekstrem vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve në kryeqytetin francez.

Sipas BBC, policia tha që urdhri është efektiv për qytetarët mbi 11 vjeç dhe do të aplikohet në zonat e populluara të qytetit.

Maskat ndërkohë janë të detyrueshme në ambientet e mbyllura, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar se Franca mund të humbasë kontrollin e koronavirusit nëse nuk merren masa menjëherë.

Gjithashtu, në Nice dhe Lillë është bërë e detyrueshme vendosja e maskës edhe jashtë ambienteve të mbyllura.

Franca njoftoi të premten 2 288 të infektuar të rinj duke shënuar numrin më të lartë pas mbylljes disa muaj më parë.

Në total, vendi ka regjistruar më shumë se 235 000 raste me koronavirus me më shumë se 30 000 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco