VIDEO/ Shpërthimi tragjik në Bejrut, protestuesit pushtojnë Ministrinë e Jashtme

VIDEO/ Shpërthimi tragjik në Bejrut, protestuesit pushtojnë Ministrinë e Jashtme

18:45, 08/08/2020
A+ Aa A-

Dhjetra protestues në Bejrut kanë hyrë në ministrinë e jashtme gjatë një demostrimi mbi shpërthimin e madh të së martës, që la të paktën 158 të vdekur.

Disa mijëra njerëz janë në rrugë në një protestë të planifikuar, por ka pasur dhunë ndërsa policia ka gjuajtur me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kanë hedhur gurë, raporton BBC.

Ka edhe raportime se janë përdorur armë zjarri, ku krismat po dëgjohen nga Sheshi Qendror i Dëshmorëve.

Shumë libanezë janë të zemëruar nga dështimi për të parandaluar shpërthimin e mijëra ton nitrat amoniumi.

Shpërthimi u shkaktua nga një rezervë e madhe e nitratit të amonit që ishte kapur nga një anije gjashtë vjet më parë, por kurrë nuk u zhvendos.

Qeveria ka premtuar se do t'i gjejë ata që janë përgjegjës.

Tragjedia ka thelluar mosbesimin ndaj asaj që shumë e kishin parë tashmë si një klasë politike e paaftë dhe e korruptuar.

Një lëvizje proteste antiqeveritare shpërtheu tetorin e kaluar, e nxitur nga kriza ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/08/2020 19:56

LIBANEZET PO PROTESTOJNE DHUNSHEM DHE PO KERKOJNE PROTEKTORAT 10-VJECAR NGA FRANCA. PO NE PSE NUK NGRIHEMI DHE TE KERKOJME PROTEKTORAT GJERMAN APO AMERIKAN PER 10 VJET??

Shto koment

Denonco