U largua nga vendi i tij, ish mbreti i Spanjës ndodhet në hotelin më luksoz në botë

U largua nga vendi i tij, ish mbreti i Spanjës ndodhet në hotelin më luksoz në botë

08:25, 08/08/2020
A+ Aa A-

Ish mbreti i Spanjës Juan Carlos i cili la vendin e tij nën peshën e akuzave për korrupsion është në Abu Dhabi.

Kjo është bërë e ditur nga gazeta konservatore spanjolle Abc, duke kundërshtuar informacinet e mëparshme se sundimtari 82 vjeçar ishte drejtuar për në Republikën Domenikane ose Portugali.

Hoteli ku po qëndron Juan Carlos nuk dëshiron të konfirmojë vendodhjen e tij por sipas gazetës Abc ai la Spanjën nga Vigo në Galizia me një avion privat, i shoqëruar nga katër truproja dhe një bashkëpunëtor.

Me të mbërritur në aeroportin Al Bateen në Abu Dhabi,i cili përdoret vetëm për fluturime private ish mbreti dhe njerëzit që e shoqëronin u transferuan me helikopter në Hotelin Emirates Palaces ( në një nga më të shtrenjtat në botë) .

Që atëherë Juan Carlos nuk ka dalë kurrë nga hoteli për shkak të temperaturave të larta.

Sërish sipas Abc, Abu Dhabi nuk do të jetë ndalesa e fundit pasi ai pret të shkojë në Republikën Dominikane i ftuar në Casa de Campo kompleks i manjatit të sheqerit Pepe Fanjul.  

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco