Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ndërhyrje të mundshme në zgjedhje/ Inteligjenca amerikane paralajmëron veprime nga 3 shtete

Ndërhyrje të mundshme në zgjedhje/ Inteligjenca amerikane paralajmëron veprime nga 3 shtete

23:15, 07/08/2020
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka paralajmëruar për ndikim të mundshëm në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë, Kinës, dhe Iranit.

Bill Evanina, drejtor në Qendrën Kombëtare të Sigurisë së Kundërzbulimit, ka thënë përmes një deklarate se të dhënat e inteligjencës amerikane kanë treguar se Pekini është duke shpresuar që presidenti amerikan, Donald Trump do të humbë zgjedhjet, Moska është duke punuar për të dobësuar rivalin e Trumpit, Joe Biden, derisa Teherani është duke synuar të dëmtojë institucionet demokratike, raporton Rel.

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur shqetësime në rritje rreth tentimeve të huaja për të ndikuar në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, inteligjencia amerikane dhe zyrtarët për zbatim të ligjit kanë gjetur se Rusia ka ndikuar në zgjedhje duke hakuar kompjuterë dhe duke manipuluar fushatat në të mirë të Trumpit.

“Ne jemi të shqetësuar nga potenciali i vazhdueshëm i Kinës, Rusisë dhe Iranit”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Evanina ka thënë se Kina e sheh Trumpin si “të paparashikueshëm” dhe nuk dëshiron që ai të jetë edhe për një mandat si president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco