Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

‘Do pengohen dërgesat ushqimore’/ OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

‘Do pengohen dërgesat ushqimore’/ OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban

22:05, 07/08/2020
A+ Aa A-

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban, pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani veçse ka qenë duke u përballur me probleme të rënda ekonomike edhe para shpërthimit, i cili ka lënë të vdekur 154 persona, mbi 5,000 të plagosur dhe më shumë se 300,000 persona të pastrehë, raporton Rel.

Programi Botëror për Ushqim ka thënë se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sistemi shëndetësor është i dëmtuar rëndë, dhe se shumë spitale nuk funksionojnë.

Ndërkohë, presidenti libanez, Michel Aoun, ka kundërshtuar thirrjet për hetime ndërkombëtare për shpërthimin, duke thënë se autoritetet lokale do të vlerësojnë nëse ky incident është nxitur nga ndonjë “ndërhyrje e jashtme” siç është bomba.

Lideri i lëvizjes militante, Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka mohuar pretendimet se ka ruajtur armë apo municion në port.

Qeveria ka thënë se shpërthimi ka qenë si rezultat i ndezjes së 2,750 tonëve të nitratit të amonit, i cili është thënë të jetë ruajtur në port për gjashtë vjet.

Para shpërthimit të së martës, 75 për qind e qytetarëve të Libanit kanë pasur nevojë për ndihmë, 33 për qind prej tyre kanë humbur punën dhe një milion të tjerë kanë qenë duke jetuar në kufirin e varfërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco