VIDEO/ Avioni me 191 pasagjerë çahet në dysh gjatë uljes në pistë, raportohen viktima

VIDEO/ Avioni me 191 pasagjerë çahet në dysh gjatë uljes në pistë, raportohen viktima

17:47, 07/08/2020

Një avion i “Air India” me 191 persona në bord është përplasur me pistën në aeroportin e Kozhikode në jug të Indisë duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe dhjetëra të plagosur, raporton BBC

Avioni nuk ia doli të ulej normalisht në pistë dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka ndarë mjetin fluturues në dy pjesë.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në pistë për të shuar flakët, ndërkohë që ka nisur një hetim për shkaqet.

Paraprakisht mësohet se avioni i nisur nga Dubai nuk ka mundur do të ulej normalisht për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco