‘Terrorizmi dhe kriminaliteti, lidhje më të fortë gjatë pandemisë Covid-19 ‘/ OKB ngre alarmin

‘Terrorizmi dhe kriminaliteti, lidhje më të fortë gjatë pandemisë Covid-19 ‘/ OKB ngre alarmin

16:49, 07/08/2020
A+ Aa A-

Deri më sot, bota ende nuk është ndërgjegjësuar plotësisht mbi ndikimin dhe pasojat e pandemisë Covid-19 te krimi i organizuar dhe terrorizmi.

Pështjellimi i shoqërive dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga përhapja e virusit, kanë sjellë intensifikimin e lidhjeve mes ekstremistëve dhe kriminelëve, paralajmëron OKB.

”Në veçanti, objektivi i terroristëve është përhapja e frikën, urrejtjes, përçarjes, radikalizimi dhe rekrutimi i ndjekësve të rinj”, deklaroi Vladimir Voronkov, kreu i Zyrës së Antiterrorizmit në OKB.

”Duhet të shtojmë këtu edhe rritjen e përdorimit të internetit dhe krimit kibernetik gjatë pandemisë, që ka përkeqësuar më tej problemin. Organizatat terroriste dhe kriminale kanë ndryshuar e tyre mënyrën e tyre të të vepruarit, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve të udhëtimit dhe masave të kontrollit”, shpjegoi Ghada Waly, drejtore ekzekutive e Zyrës së OKB për Drogat dhe Krimin.

”Në veçanti, lidhjet midis terrorizmit dhe krimit janë të bashkuar me trafikun e drogës, shfrytëzimin e paligjshëm të burimeve natyrore, tregtia e armëve të vogla dhe trafikimi i qenieve njerëzore”, shton ajo.

”Shtetet duhet të marrin masa urgjente kundër terrorizmit duke respektuar kornizat ligjore ndërkombëtare dhe në veçanti të drejtat e njeriut dhe të drejtat e refugjatëve”, përfundon Waly.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco