Raketë apo bombë? Lënda shpërthyese u devijua qëllimisht në Bejrut

Raketë apo bombë? Lënda shpërthyese u devijua qëllimisht në Bejrut

15:22, 07/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Libanit, Michel Aoun deklaroi sot se katastrofa e Bejruti mund të jetë shkaktuar nga një raketë ose një bombë. Reagimi i tij vjen në kohën kur në vend kanë shpërthyer protesta kundër elitës së korruptuar dhe politikanëve që lejuan sasinë e lëndës eksplozive për gjashtë vite në port.

Shpërthimi i mori jetën të paktën 154 njerëzve dhe vazhdon të jetë i rrethuar me hije misteri.

Daily Mail shkruan se sasia e nitratit të amonit, që shkaktoi shpërthimin fatal, mund të jetë devijuar qëllimisht për në Liban.

Anija ishte destinuar për në Mozambik, por autoritetet atje thonë se nuk kishin dijeni se do vinte një anije e tillë. Kurse burimet thonë se anija Rhosus ishte thjesht një skrap që nuk do ia dilte kurrë të shkonte deri në Mozambik.

Para gjashtë vitesh ajo përfundoi në Bejrut. Ngarkesa i përkiste një biznesmeni rus, që nuk kishte asnjë historik si pronar anijesh.

Kurse gazeta gjermane BILD, shkon më tej në investigimin e saj. Ajo shkruan se biznesmeni rus Igor Grechushkin ka marrë 1 milionë dollarë për të bërë transportin. Gazeta hedh dyshime se pas kësaj historie fshihet Hezbollahu. Biznesmeni rus jeton në Qipro, ku është marrë në pyetje nga autoritetet.

Edhe të tjerë politikanë libanezë thonë se Hezbollahu mund të ketë gisht në ngjarje.

Sidoqoftë, fakt është se ngarkesa ruhej në gjendje skandaloze prej vitesh dhe autoritetet e dinin se kishin strehuar një lëndë shumë të rrezikshme në hangarin 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco