VIDEO/ Zjarri masiv 'pushton' tregun në Ajman të Emirateve të Bashkuara Arabe

VIDEO/ Zjarri masiv 'pushton' tregun në Ajman të Emirateve të Bashkuara Arabe

20:19, 06/08/2020
A+ Aa A-

Një zjarr masiv shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në një treg në Ajman, në Emiratet e Bashkuara Arabe, të vendosura rreth 30 milje larg nga Dubai.

Ndërsa zjarri nuk shkaktoi vdekje ose lëndime, pjesë të tregut u shemb plotësisht dhe u dogjën, tha Sheik Sultan bin Abdullah al-Nuaimi në një deklaratë, për Reuters.

Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes, duke bllokuar zonën ku do të fillojë një hetim, shtoi ai.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 pasdite.

Disa zjarrfikës u dërguan në vendngjarje dhe u deshën më shumë se katër orë për ta vendosur flakët nën kontroll.

Spitali i Specialitetit Ajman aty pranë u evakuua si masë paraprake.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, tregu ishte mbyllur për disa muaj dhe nuk kishte shumë njerëz aty pranë.

Zjarri në Ajman vjen një ditë pasi një palë shpërthimesh tronditën ujërat industriale të Bejrutit, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur 4000 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco