‘Ripozicionimi i trupave jashtë Gjermanisë’/ Sekretari Pompeo viziton Evropën javën që vjen

‘Ripozicionimi i trupave jashtë Gjermanisë’/ Sekretari Pompeo viziton Evropën javën që vjen

17:53, 06/08/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se do të vizitonte Poloninë dhe tre vende të tjera evropiane javën që vjen, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për ripozicionimin e trupave jashtë Gjermanisë.

Gjatë këtij turneu, cili fillon me 11 gusht, kryediplomati amerikan po ashtu do të vizitojë Republikën Çeke, Slloveninë dhe Austrinë, sipas VOA.

“Do të jetë një udhëtim shumë i rëndësishëm dhe produktiv”,tha ai ndërsa njoftoi turneun gjatë një konference shtypi.

Presidenti polak Andrzej Duda, një konservator populist, u rizgjodh me rezultat të ngushtë për një mandat të ri pesë-vjeçar muajin e kaluar pas një fushate shumë polarizuese. Para zgjedhjeve ai u prit edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka vëndosur të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Gjermania për të ripozicionuar disa prej tyre në Poloni.

Pentagoni njoftoi javën e shkuar se Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë 1 mijë trupa shtesë me rotacion në Poloni, falë një marrëveshje të arritur me Varshavën lidhur me statusin e tyre në atë vend. Ata do t’u shtohen 4,500 ushtarëve amerikanë të vendosur tashmë me rotacion në atë shtet.

Turneu po ashtu pritet të ketë në shënjestër Kinën, ndësa kryediplomati amerikan i cili kërkon të zvogëlojë influencën e Pekinit në botë, po i nxit aleatët e Shteteve të Bashkuara që të shmangin gjigandin kinez të telekomit, Huawei.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco