‘75 vjetori i bombës atomike mbi Hiroshima’/ Japonia përkujton tragjedinë me të mbijetuarit

‘75 vjetori i bombës atomike mbi Hiroshima’/ Japonia përkujton tragjedinë me të mbijetuarit

17:41, 06/08/2020
A+ Aa A-

Të mbijetuarit, tashmë të moshuar, nga bombardimi i parë bërthamor në botë u mblodhën edhe një herë në Hiroshima të Japonisë të enjten për të shënuar 75 vjetorin e sulmit.

Turma e vogël në Parkun Përkujtimor të Paqes mbajti një minutë heshtje në orën 8:15 të mëngjesit, momenti kur një bombë atomike me nofkën “Little Boy” (djali i vogël) u lëshua nga aeroplani luftarak amerikan “Enola Gay”, duke vrarë 140 mijë njerëz dhe kthyer qytetin në gërmadhë, raporton VOA.

Për dallim nga përvjetoret e kaluara, këtë radhë vetëm të mbijetuarit që njihen si “hibakusha”, familjet e tyre dhe disa peronalitete morën pjesënë ditën përkujtimore si rezultat i pandemisë.

Kryeministri Shinzo Abe përdori fjalimin vjetor për të premtuar angazhimin e Japonisë për një botë pa armë bërthamore, duke thënë se vendi do të veprojë si një “urë” mes fuqive bërthamore të botës për të krijuar një terren të përbashkët me qëllimin për të arritur një marrëveshje.

Por kryebashkiaku i qytetit Hiroshima, Kazumi Matsui, i bëri thirrje qeverisë japoneze që të nënshkruajë dhe ratifikojë traktatin e Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve bërthamore të miratuar në vitin 2017, një fakt që ka irrituar numrin në rënie të të mbijetuarve. Japonia është gjithashtu nën mbrojtjen e arsenalit bërthamor amerikan, pavarësisht premtimit të Tokios kundër armëve bërthamore.

“Sot, një botë pa armë bërthamore duket se po largohet më tej nga botëkuptimi ynë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres përmes një mesazhi me video që u transmetua gjatë ceremonisë.

Zoti Guterres paralajmëroi se, “rrjeti i kontrollit të armëve, transparencës dhe instrumenteve të ndërtimit të besimit të krijuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasojat e tij potensionohen. Ndarja, mosbesimi dhe mungesa e dialogut kërcënojnë ta kthejnë botën në konkurrencë bërthamore stategjike të pakufizuar. Tani është koha për dialog, masa për ndërtim besimi, uljen e sasisë së arsenaleve bërthamore dhe vetpërmbajtjes maksimale”, tha zoti Guterres.

Bombardimi i Hiroshimës u pasua tre ditë më vonë nga një bombë e dytë atomike amerikane në qytetin Nagasaki, e cila vrau më shumë se 70 mijë njerëz. Bombardimi i dytë e detyroi Japoninë që të dorëzohej pa kushte tek forcat aleate me 15 gusht të vitit 1945, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore dhe agresionit gjysëm shekullor të Japonisë në Azi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco