VIDEO/ Shpërthimi në Bejrut, gruaja po sillte në jetë fëmijën kur ndodhi shpërthimi

VIDEO/ Shpërthimi në Bejrut, gruaja po sillte në jetë fëmijën kur ndodhi shpërthimi

13:45, 06/08/2020
A+ Aa A-

Emmanuelle po bëhej gati të sillte në jetë fëmijën e saj në spitalin St George në Bejrut kur shpërthimi i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Libanit.

Bashkëshorti i saj Edmond filmoi momentin e frikshëm në kamera dhe tregoi për BBC se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Djali i tyre George, erdhi në jetë shumë pak sekonda pas shpërthimit, në një kohë që ndërtesa e spitalit kishte pësuar shembje duke rrezikuar jetën e nënës.

Image

“I gjithë tavani kishte rënë poshtë dhe kisha frikë se mos ajo dhe bebi do të ishin lënduar. Gjithçka u shemb përtokë, xhami, instrumentet e operacionit”, thotë Edmond, i cili kishte kamerën ndezur në momentin e shpërthimit.

Problemi që erdhi më pas ishte se mjekët nuk kishin në dispozicion asnjë mjekim për gruan shtatzënë.

Ajo lindi si në shtëpi, pa asnjë injeksion dhe përveç dhimbjeve duhej të vuante edhe tronditjen nga shpërthimi.

Fatmirësisht prindërit dhe vogëlushi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco