`Hiqeni se do shkatërrojë Beirutin`, profecia që u bë realitet

`Hiqeni se do shkatërrojë Beirutin`, profecia që u bë realitet

13:31, 06/08/2020
A+ Aa A-

Mediat vendase në Liban kanë zbuluar nëpër investigimeve të shumta, se shpërthimi i madh që shkatërroi portin dhe shumë lagje në kryeqytetin Beirut, ishte i paralajmëruar.

Kështu mësohet, se grupi hetimor që po trajton katastrofën ka zbuluar se specialistët i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin sasinë kolosale të nitratit nga ajo zone, pasi kjo lëndë njihet si mjaft shpërthyese dhe nëse kjo do të ndodhte, “do të shkatërronte qytetin”.

Por pavarësisht nga kjo autoritet portuale nuk kanë marrë masat e duhura, ndaj edhe kanë nisur arrestimet e shumta të personave përgjegjës.

Deri tani bilanci i shpërthimit që tronditi gjithë botën është 108 të vdekur, më shumë se 4000 të plagosur dhe rreth 3 miliard dollar dëme materiale. 

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga 2 750 ton nitrat amoni të vendosur një njërën prej depove të portit të Bejrutit 6 vite më pare, pasi u sekuestrua një anije ruse që e transportonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco