‘Jemi akoma të shokuar’/ Flet nusja e videos virale të shpërthimit

‘Jemi akoma të shokuar’/ Flet nusja e videos virale të shpërthimit

12:10, 06/08/2020
A+ Aa A-

Në mesin e shumë videove tronditëse nga shpërthimi në Bejrut, ajo e një nuseje që po festonte ditën e saj të madhe, u bë virale shumë shpejt.

29-vjeçarja po pozonte e lumtur duke buzëqeshur, kur ndodhi shpërthimi i tmerrshëm.

Mësohet se nusja quhet Israa Seblani dhe punon si mjeke në SHBA. Ajo ishte kthyer në vendin e saj para tre javësh për të bërë dasmën.

I shoqi i saj është Ahmad Subeih, 34 vjeç, një biznesmen nga Bejruti. Të dy ishin në sheshin Saifi kur ndodhi shpërthimi që vrau së paku 135 njerëz.

Pas ngjarjes, ata thonë se nuk kanë fjalë për të shpjeguar atë që ndodhi.

“Kam dy javë që përgatitem për dasmën dhe isha kaq e lumtur. Mendoja se prindërit do lumturohen kur të më shohin me fustan të bardhë. Ajo që ndodhi gjatë shpërthimit... nuk kam fjalë për ta shpjeguar. U shokova. Po pyesja veten se çfarë ndodhi dhe nëse do të vdes”.

“Akoma jam e shokuar. Nuk kam dëgjuar asgjë të ngjashme me zhurmën e këtij shpërthimi. Ka shumë dëme, shumë të vrarë dhe të plagosur. Por ne shpëtuam pa lëndime, falënderoj Zotin që na mbrojti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco