FOTOLAJM/ Të luash me zjarrin! Shpërthen zemërimi në Bejrut

FOTOLAJM/ Të luash me zjarrin! Shpërthen zemërimi në Bejrut

11:40, 06/08/2020
A+ Aa A-

Kjo foto virale tregon se në ç’gjendje ruhej lënda shpërthyese në portin e Bejrutit. Ajo ishte lënë pa asnjë kusht sigurie në hangarin 12 të portit, deri kur shpërtheu duke tronditur Bejrutin dhe mbarë botën.

Të paktën 137 persona humbën jetën dhe mbi 5 mijë janë plagosur. Shumë të tjerë mungojnë akoma. Mbi 300 mijë persona kanë mbetur pa banesa.

Shpërthimi i 2750 tonëve me nitrat amoni ka bërë që njerëzit të shpërthejnë në zemërim, shkruan BBC.

Ata akuzojnë qeverinë për neglizhencë. Lënda e rrezikshme ishte lënë aty prej gjashtë vitesh dhe pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun, asgjë nuk kishte ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco