Ndërhyrja në zgjedhje, SHBA jep 10 milion dollar shpërblim për këdo që jep informacion

Ndërhyrja në zgjedhje, SHBA jep 10 milion dollar shpërblim për këdo që jep informacion

10:04, 06/08/2020
A+ Aa A-

Sipas mediave më të mëdha, mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin shpërblim 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione që çojnë në identifikimin apo lokalizimin e çdo personi që vepron nën drejtimin apo kontrollin e një qeverie të huaj, ndërhyn në zgjedhjet amerikane duke u angazhuar në veprimtari të caktuara kriminale kibernetike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka folur për Rusinë, të cilën e ka akuzuar se ka ndërmarrë një fushatë shumë të sofistikuar dizinformimi, një kthesë e fortë e kësaj administrate që refuzoi të pranonte konkluzionet zyrtare se edhe në zgjedhjet e vitit 2016 pati ndërhyrje.

Njoftimi i Pompeos aktivizion një praktikë të vjetër amerikane të ndjekjes së keqbërësve përmes privatëve kundrejt shpërblimit, duke konfirmuar kështu se kapacitetet institucionale nuk mjaftojnë në këtë luftë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco