Sfidë tragjedisë/ I ishte shkatërruar shtëpia nga shpërthimi, gjyshja nis e luan në piano

Sfidë tragjedisë/ I ishte shkatërruar shtëpia nga shpërthimi, gjyshja nis e luan në piano

09:11, 06/08/2020
A+ Aa A-

Pas shpërthimit të madh që ndodhi në Libani janë shpërndarë shumë video prekëse të njerëzve si e kanë përjetuar atë moment dhe frikën që kanë ndjerë.

Në një video të  postuar në rrjete një e moshuar së bashku me bashkëshortin e saj fatmirësisht nuk ndodheshin në shtëpinë e tyre gjatë shpërthimit.

Kur u kthyenë një ditë më vonë, ata panë se gjithçka ishte e shkatërruar, piano që e moshuara e kishte dhuratë nga babi i saj ishte gjëja e vetme që nuk ishte prishur.

Ndërkohë që disa vullnetarë po pastronin xhamat në shtëpi, e moshuara u ul në piano dhe filloi të luante një muzikë për të shprehur të gjithë dhimbjen që ajo ndjen dhe për shkatërrimin e shtëpisë së saj që jetonte prej 60 vitesh.

“Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje. Ajo e nisi me klasiken “Auld Lang Syne”, por më pas filloi të luante himne arabe, gjë që bëri që vullnetarët të mblidheshin përreth dhe të fillojnë të adhurojnë”,  ka thënë mbesa e saj May-Lee Melki.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco