Tragjedia ne Liban/ Shpërthimi në Bejrut i qëllimshëm?

Tragjedia ne Liban/ Shpërthimi në Bejrut i qëllimshëm?

08:02, 06/08/2020
A+ Aa A-

Megashpërthimi  që përfshiu kryeqytetin e Libanit me forcën e një tërmeti, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 4000 të tjerë, rezultoi nga ndezja e një depoje të madhe me nitrat amoniumi në portin e Bejrutit.

Kjo është dëshmia e zyrtarëve të lartë, por mbeten sërish shumë pikëpyetje.

Ja çfarë dimë deri tani.

Çfarë ndodhi?

Një shpërthim kolosal në zonën e portit të Bejrutit ndodhi rreth orës 6 pasdite me kohën lokale të martën (4 gusht). Besohet se ka pasur një zjarr që çoi në një shpërthim që rrafshoi pjesën e përparme të portit dhe ndërtesat përreth.

Sizmologët monitoruan ngjarjen, e cila shpërtheu dritare në aeroportin ndërkombëtar të qytetit nëntë kilometra larg dhe e vlerësuan atë me ekuivalentin e një tërmeti me madhësi 3.3 të shkallës Rihter.

Pse një shpërthim kaq i madh?

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab tha se 2,750 ton nitrat amoniumi, një pleh bujqësor, i ruajtur në një depo portuale ishte hedhur në erë, duke shkaktuar “një katastrofë në çdo kuptim të fjalës”.

Nitrati i amoniumit është një substancë kristalore pa erë që ka qenë shkaku i shpërthimeve të shumta industriale ndër vite.

Kur kombinohet me vajra të karburantit, ajo krijon një eksploziv të fuqishëm të përdorur gjerësisht në industrinë e ndërtimit, por edhe nga grupe të armatosura siç janë Talibanët për pajisje eksplozive të improvizuara.

Shefi i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, Abbas Ibrahim tha se materiali ishte konfiskuar vite më parë dhe ishte ruajtur në depo, e vendosur afër rajoneve të blerjeve dhe jetës së natës në Bejrut.

Ishte e qëllimshme?

Nuk ka asnjë indikacion nga zyrtarët libanezë se shpërthimet janë shkaktuar me qëllim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi vonë të martën se gjeneralët amerikanë i kishin thënë atij që shpërthimet duket se janë shkaktuar nga një “bombë e një lloji të veçantë”. “Duket si një sulm i tmerrshëm,” tha Trump.

Por një zëdhënës i Pentagonit, kur u pyet për komentet e presidentit, i tha agjencisë së lajmeve AFP se “ne nuk kemi asgjë për ju” dhe “do të duhet të arrini tek Shtëpia e Bardhë për sqarime” duke ja lënë kështu “topin” Presidentit.

Qeveria e Diab-it përshkroi rrethanat në port që çuan në shpërthim si “të papranueshme” dhe premtoi të hetojë.

Sa viktima?

Shpërthimi vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi më shumë se 4,000, tha Kryqi i Kuq i Libanit të mërkurën (5 gusht).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco