Franca regjistron rekord infeksionesh në 24 orët e fundit që nga maji

Franca regjistron rekord infeksionesh në 24 orët e fundit që nga maji

22:42, 05/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e kaluara, 1.695 raste të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Francë, më shumë se që nga 30 maji, kur ai numër ishte 1.828.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin korona tani është 194.029, raporton Reuters.

Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ra me katër sot, pasi u rrit për dy ditë me radhë.

Tani ka 384 persona në njësi të kujdesit intensiv në spitalet në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco