Përhapja e COVID-19/ New York-u do vendosë pika kontrolli në hyrjet e qytetit

Përhapja e COVID-19/ New York-u do vendosë pika kontrolli në hyrjet e qytetit

21:50, 05/08/2020
A+ Aa A-

Në një kohë ku rastet me koronavirus janë në shifra të larta, New York City po planifikon të vendosë pika kontrolli për karantinën në hyrjet kryesore të qytetit, për të kontrolluar udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera të SHBA.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku De Blasio, tha se udhëtarëve nga këto shtete, do tu jepen të dhëna rreth karantinës dhe do u shpjegohet se ajo është e detyrueshme.

“Do t’iu rikujtojmë se mosrespektimi i karantinës është një shkelje e ligjit dhe për këtë motiv do të ketë dhe penalitete serioze”, shtoi De Blasio.

Aktualisht autoritetet lokale kanë vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në New York nga 30 shtete të ndryshme të SHBA.

I konsideruar si një prej shteteve të goditura më rëndë nga pandemia, Neë York-u nuk raporton asnjë vdekje të re nga koronavirusi prej 3 ditësh.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco