Qëndroi 27 vjet në burg/ Shpallet i pafajshëm, i dënuari për një krim që nuk e kishte kryer

Qëndroi 27 vjet në burg/ Shpallet i pafajshëm, i dënuari për një krim që nuk e kishte kryer

21:39, 05/08/2020
A+ Aa A-

Në Kinë, një burrë arriti të fitonte pafajësinë dhe të lirohej nga burgu pasi qëndroi 27 vjet prapa hekurave, për një krim që nuk e kishte bërë kurrë.

Në vitin 1993, Zhang Yuhuan pohon se ishte detyruar të pranonte vrasjen e dy djemve të rinj, pasi ishte torturuar nga policia.

Ai tashmë konsiderohet si i dënuari padrejtësisht që ka qëndruar më të gjatë në një burg në Kinë.

Prokurorët që rihapën çështjen thanë se rrëfimi i tij kishte mospërputhje me rrethanat si kishte ndodhur krimi.

Ai u la i lirë pasi  Gjykata e Lartë zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Vëzhguesit për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se Kina po tregohet e gatshme për të ndrequr dënimet e gabuara, por vetëm ato kriminale dhe jo politike. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco