Rekord infeksionesh me COVID-19/ Spanja regjistron mbi 1700 raste të reja në 24 orë

Rekord infeksionesh me COVID-19/ Spanja regjistron mbi 1700 raste të reja në 24 orë

20:57, 05/08/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite, prej kur u ka dhënë fund masave të izolimit.

Gjithashtu, këtë të mërkurë është regjistruar edhe një vdekje, duke e çrritur numrin total të viktimave nga COVID-19 në 28,499.

Në numrin e të infektuarve nuk janë përfshirë dy rajone që ende nuk kanë bërë të ditura statistikat.

Ky lajm ka ardhur teksa Zvicra është kthyer në shtetin e fundit evropian që ka prezantuar masa të karantinës për udhëtarët që kthehen nga Spanja.

Spanja muaj më parë ka zbatuar disa prej masave më të ashpra të izolimit, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje prej 18.5 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco