Ky është pronari i 'anijes së vdekjes': Shihni si ruhej lënda shpërthyese

Ky është pronari i 'anijes së vdekjes': Shihni si ruhej lënda shpërthyese

18:55, 05/08/2020
A+ Aa A-

Libani ka vendosur në arrest shtëpie të gjithë zyrtarët përgjegjës për sigurinë e portit të Bejrutit gjatë gjashtë viteve të fundit.

Vendimi vjen në kuadër të hetimeve për shpërthimi që shkaktoi së paku 135 viktima. Shpërthimi ndodhi në një magazinë kur ruhej mbi 2700 ton nitrat i amonit.

Daily Mail ka publikuar një foto që tregon se hangari 12, ku ruhej lënda e rrezikshme, nuk kishte asnjë mbrojtje.

Kjo lëndë e rrezikshme ishte braktisur nga biznesmeni rus, Igor Grechushkin në shtator të vitit 2013.

Anija po udhëtonte nga Gjeorgjia drejt Mozambikut kur pësoi defekt. Ajo u ankorua në port dhe u braktis nga pronari.

Igor Grechushkin jeton me të shoqen e tij, Irina në Qipro.

Autoritetet e portit kishin kërkuar disa herë që gjykata të zgjidhte problemin e lëndës së rrezikshme.

Ata thanë se pronari rus kishte deklaruar se kishte falimentuar dhe e braktisi anijen.

Për shkak se duhej të paguante një gjobë të madhe, ai e braktisi anijen. Biznesmeni nuk e ka komentuar akoma ngjarjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco