Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shpërthimi në Beirut, arrestohen oficerët e ruajtjes së autoritetit të portit

Shpërthimi në Beirut, arrestohen oficerët e ruajtjes së autoritetit të portit

18:54, 05/08/2020
A+ Aa A-

Të gjithë oficerët që punonin në Autoriteti i Portit të Beirut-it janë vendosur në arrest shtëpie ndërsa hetimet për shpërthimin vijojnë.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje emergjence të qeverisë së vendit.

Kreu i doganave lokale, Badri Daher, u shpreh se agjencia e tij kishte kërkuar që nitrati i amonit të hiqej nga porti, “por kjo nuk ndodhi”. Më tej ai shtoi se do t’ua lënë në dorë ekspertëve që të gjejnë arsyen e shpërthimit.

Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit u mori jetën të paktën 100 personave dhe lëndoi 4000 të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco