Tmerri në Bejrut/ Infermieria që shpëtoi tre të sapolindur, po bën xhiron e botës!

Tmerri në Bejrut/ Infermieria që shpëtoi tre të sapolindur, po bën xhiron e botës!

15:19, 05/08/2020
A+ Aa A-

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesën më të madhe të qendrës së Bejrutit edhe shumë spitale u  dëmtuan, njëri prej të cilëve ishte materniteti “Al Roum”.

Fotografi Bilal Jawich arriti të kapë imazhin e një infermiereje të re, duke mbajtur në krahë tre të porsalindur menjëherë pas shpërthimit. Ata shfaqen të rrethuar nga rrënojat dhe xhamat e thyer.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit, pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur”, shkruan autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social  Facebook, raporton Telegraf.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco