Shfaqet djali sekret i Pablo Eskobar: ‘Jam shumë pranë zbulimit të milionave të humbura’

Shfaqet djali sekret i Pablo Eskobar: ‘Jam shumë pranë zbulimit të milionave të humbura’

12:08, 05/08/2020
A+ Aa A-

Djali sekret i Pablo Eskobar ka zbuluar se ka një ide shumë të mirë se si të zgjidhë kodet që do t’i mundësojnë gjetjen e milionave të humbur të babait të tij.

Roberto Sendoya Eskobar, i cili tani jeton në Majorka nën emrin e adoptuar Phillip Witcomb, zbuloi se lordi famëkeq i drogës ishte babai i tij në vitin 1989, kur ishte 24 vjeç, tregon Daily Mail.

Ai u nda nga Pablo, kur ishte fëmi, pasi u shpëtua nga një sulm traumatik me armë që i vrau të ëmën.

Ishte një agjent britanik i MI6 që e shpëtoi dhe adoptoi.

Babai adoptues i Robertos e çonte atë rregullisht për të vizituar Pablon në Medellin, në mënyrë që të përgjonte lordin e drogës. Në 1993 ai i dha Robertos një seri kodesh që do ta çonin atë te milionat e Eskobar.

Roberto tregon se tashmë është më afër se kurrrë deshifrimit të kodeve sekrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco