Liban: Trump flet për sulm, zyrtarët e SHBA e kundërshtojnë

Liban: Trump flet për sulm, zyrtarët e SHBA e kundërshtojnë

10:50, 05/08/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump i përshkroi shpërthimet në Bejrut si një ‘sulm’ i dyshuar. “Ishte si një lloj bombe, po,” tha Trump.

“Dukej si një sulm i tmerrshëm,” tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Kur u pyet, presidenti tha se gjeneralët e tij i kanë thënë se mesa duket nuk ishte një aksident, por një sulm.

Megjithatë, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes nuk janë dakord. CNN citon zyrtarët e këtij departamenti që thonë se nuk ka të dhëna se shpërthimi që tronditi Bejrutin ishte një sulm.

Shpërthimi la të vrarë të paktën 100 njerëz dhe mijëra të tjerë të plagosur. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Incidenti shkaktoi dëme të shumta materiale, duke e bërë qytetin e Lindjes së Mesme të ngjante me një zonë të luftës. Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

K06/08/2020 12:33

E tmershme po dikush i ka vene zjarrin qe ka shperthyer

Shto koment

Denonco