Beirut/ Rritet frikshëm bilanci i të vdekurëve dhe të plagosurëve

Beirut/ Rritet frikshëm bilanci i të vdekurëve dhe të plagosurëve

08:08, 05/08/2020
A+ Aa A-

Ministri libanez i shëndetësisë Hamad Hasan ka bërë thirrje për të gjithë që të largohen nga Beirut. 

Në fillim u raportuan për 50 vdekje dhe 2200 të plagosur por bilanci është rritur frikshëm orët e fundit.

Sipas Kryqit të Kuq Libanez deri më tani janë afro 100 të vdekur dhe 4000 të plagosur.

Gjithashtu mediat lokale raportojnë qindra njerëz të zhdukur nën rrënoja.

Urgjenca shëndetësore, tre spitale janë shkatërruar - Sipas Al Jazeera, të paktën tre spitale janë shkatërruar nga shpërthimet në portin e Bejrutit, Liban, dhe dy janë dëmtuar rëndë, ndërsa numri i viktimave rritet nga orë në orë.

Franca ka njoftuar dërgimin e mjekëve dhe disa ton pajisje mjekësore. 

Mjekët e urgjencës  do të arrijnë në Beirut sa më shpejt të jetë e mundur për të forcuar spitalet.

Macron ka siguruar mbështetjen e Francës për homologun e tij libanez Michel Aoun dhe njoftoi dërgimin e "ndihmës dhe burimeve franceze" në Beirut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco