VIDEO/ Misteri i shpërthimit si ‘bombë atomike’ që u ndje deri në Qipro

VIDEO/ Misteri i shpërthimit si ‘bombë atomike’ që u ndje deri në Qipro

21:51, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim masiv tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, duke vrarë të paktën 30 persona dhe plagosur mbi 3 mijë të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në zonën industriale të portit, ku kontenierët mendohet se mbajnë materiale eksplozive. Pamjet dramatike kanë bërë xhiron e botës. Pas shpërthimit, një re në formë kërpudhe ngjitet në qiell.

Siaps Daily Mail, dëshmitarët thonë se shpërthimi ishte si një ‘bombë bërthamore’ dhe u ndje deri në Qipro. Ai ktheu në pluhur godinat që ishin pranë portit industrial.

Kryeministri Hasan Diab tha se përgjegjësit për katastrofën do të përgjigjen, teksa shpalli të mërkurën një ditë zie. Guvernatori i portit tha se skenat ngjajnë me ato të Hiroshimës dhe Nagasakit.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi mbaheshin mallra të konfiskuar. Një zyrtar tha se materialet aty ishin shpërthyese.

Mbetet mister shkaku i shpërthimit. Ekspertët thonë se nëse është një ngjarje e paramenduar, atëherë situata në vend do rëndohet në ekstrem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco