Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Shok dhe ankth

Shok dhe ankth

21:39, 04/08/2020
A+ Aa A-

Nga Sebastian Usher, BBC

Videot dhe imazhet, jo vetëm të reve masive të tymit nga shpërthimi në Bejrut, por edhe demtimi dhe shkatërrimi që ka shkaktuar kilometra larg, kanë shkaktuar një valë të re shoku dhe ankthi në Liban, një vend që ishte në prag të një kolapsi katastrofik ekonomik.

Vetëm disa orë përpara shpërthimit, protestuesit antiqeveritarë ishin përleshur me forcat e sigurisë jashtë Ministrisë së Energjisë, duke kërkuar sërish përgjegjësi nga drejtuesit e vendit.

Ka pasur paralajmërime të forta për rikthimin e zisë së bukës dhe rindezjen e konflikteve sektare nëse ekonomia përkeqësohet.

Dhe ky shpërthim për shumë njerëz do risjellë në kujtesë bombën që vrau Rafik Haririn.

Libanezët po shpresojnë se ky shpërthim i fundit të mbetet një tragjedi njerëzore- një aksident- dhe jo një akt i paramenduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco