Shpërthimi tronditës në Bejrut, mbi 10 të vrarë dhe qindra të plagosur

Shpërthimi tronditës në Bejrut, mbi 10 të vrarë dhe qindra të plagosur

19:34, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim I fuqishëm ka ndodhur pranë qendrës së Bejrutit, ku vrau të paktën 10 njerëz, plagosi qindra dhe dërgoi valë shoku në të gjithë kryeqytetin libanez, duke shkatërruar dritare dhe duke shkaktuar shembjen e ballkoneve të apartamenteve, thanë dëshmitarët dhe burimet e sigurisë.

Shpërthimi më i fuqishëm që ka goditur Bejrutin në vite, tronditi tokën, duke lënë të mendohej nga disa banorë se kishte goditur një tërmet.

Të mërzitur dhe duke qarë, disa prej tyre u plagosën, njerëzit kaluan nëpër rrugë duke kontrolluar për të parë nëse të afërmit janë lënduar.

Shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit, ku kishte depo që strehonin eksplozivë, thanë agjensia shtetërore e lajmeve NNA dhe dy burime të sigurisë.

Një burim i tretë i sigurisë tha se kishte kimikate të ruajtura në zonë.

Pamjet e shpërthimit të shpërndarë në mediat sociale nga banorët, treguan një kërpudhë tymi që po ngrihej nga rrethi i portit, i ndjekur nga një shpërthim i jashtëzakonshëm.

Ata që filmuan atë që fillimisht dukej si një flakë e madhe u hodhën mbrapa nga tronditja e shpërthimit.

Të paktën 10 trupa u dërguan në spitale, tha një burim sigurie dhe një burim mjekësor për Reuters.

Kryqi i Kuq i Libanit tha që qindra njerëz u dërguan në spitale për trajtim.

Presidenti libanez Michel Aoun bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së vendit, sipas llogarisë në Twitter të presidencës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco