Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Shpërthimi në Bejrut, vijnë pamje të frikshme

Shpërthimi në Bejrut, vijnë pamje të frikshme

18:17, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim masiv ka tronditur Bejrutin këtë pasdite, duke shkatërruar ndërtesat dhe duke ngritur një zjarr të madh në qiell.

Pamjet dramatike në mediat sociale tregojnë njerëzit duke bërtitur ndërsa një shpërthim i madh tronditi zonën buzë detit të kryeqytetit të Libanit.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka një numër shumë të lartë të lëndimeve dhe dëme të mëdha.

Media lokale ka publikuar imazhe të personave të bllokuar nën rrënoja, disa të gjakosur, pas shpërthimit masiv, shkaku i të cilit nuk dihej menjëherë.

Raportet lokale sugjerojnë se mund të ketë pasur dy shpërthime - një në port dhe një tjetër në brendësi të qytetit brenda hapësirës prej 15 minutash.

 

My brother sent me this, we live 10 KM away from the explosion site and the glass of our bldgs got shattered. #Lebanon pic.tëitter.com/MPByBc673m

— Abir Ghattas (@AbirGhattas) August 4, 2020

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco