SHBA përshkallëzon veprimet e saj kundër gazetarëve kinez/ Kina zotohet për hakmarrje

SHBA përshkallëzon veprimet e saj kundër gazetarëve kinez/ Kina zotohet për hakmarrje

16:33, 04/08/2020
A+ Aa A-

Kina u zotua të martën të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me "veprim armiqësor" kundër gazetarëve kinezë të cilët mund të detyrohen të largohen në ditët e ardhshme, nëse vizat e tyre amerikane nuk u rinovohen.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin u tha gazetarëve në një konferencë të përditshme se asnjë gazetar kinez në Shtetet e Bashkuara nuk kishte marrë leje për vizë pasi Shtetet e Bashkuara, më 11 maj, e kufizuan qëndrimin e tyre në 90 ditë, me një mundësi për të zgjatur leje qëndrimin, raporton Reuters.

"SHBA ka përshkallëzuar veprimet e saj kundër gazetarëve kinezë," u tha Wang gazetarëve.

"SHBA duhet menjëherë të korrigjojë gabimin dhe të ndalojë veprimet e saj."

"Nëse SHBA vazhdon, Kina do të ndërmarrë një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme për të mbrojtur të drejtat e saj," tha ai.

Redaktori i gazetës Global Times të Kinës, tha se gazetarët e mëparshëm amerikanë me qendër në Hong Kong, do të ishin në shënjestër nëse gazetarët kinezë detyrohen të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco