Tërmet i fuqishëm në Turqi!

Tërmet i fuqishëm në Turqi!

13:41, 04/08/2020
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm 5.2 shkallë Rihter e ka dridhur provincën lindore të Turqisë, Malatya, këtë të martën, njofton “Anadoly News Agency”.

Autoriteti i Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti ka goditur në qarkun Puturge rreth orës 12:37 me kohë lokale.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi 8.16 kilometra, kurse ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, nëpërmjet Twitterit ka njoftuar se nuk është raportuar deri më tash për dëme nga autoritetet e Malatyas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco