FOTO/ Zjarre të mëdha ‘pushtojnë’ pyjet në Kaliforni, mbi 1300 zjarrfikës në zonë

FOTO/ Zjarre të mëdha ‘pushtojnë’ pyjet në Kaliforni, mbi 1300 zjarrfikës në zonë

17:05, 03/08/2020
A+ Aa A-

Ekipet e zjarfikësve në Kaliforni, po luftojnë me flakë të mëdha që po përhapen në pyjet e këtij shteti të SHBA-së.

Mijëra njerëz janë detyruar që të dalin nga shtëpitë e tyre në Los Angelos, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruajnë mediat e mëdha botërore.

Më shumë se 1300 zjarrfikës, të përkrahur nga aeroplanë dhe helikoppterë, që hidhnin ujë nga qielli, janë duke luftuar me zjarret që nisën të premten.

Zjarret po përhapen në terrene të vështira malore, duke ua bërë më të vështirë zjarrfikësve. Tymi i madh që është përhapur në qiell ka lëvizur drejt lindjes deri në Arizona, rreth 480 kilometra larg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco