Forcat afgane rrethojnë burgun e pushtuar nga Shteti Islamik, zhduken qindra të burgosur

Forcat afgane rrethojnë burgun e pushtuar nga Shteti Islamik, zhduken qindra të burgosur

16:26, 03/08/2020
A+ Aa A-

Të hënën, forcat e sigurisë afgane vendosën rrethimin në një burg të pushtuar nga luftëtarët e Shtetit Islamik në qytetin lindor të Jalalabad.

Sipas informacioneve, të paktën 29 njerëz janë vrarë gjatë sulmit të militantëve, që çoi në një thyerje masive të burgut.

Më shumë se 300 të burgosur ishin të lirë, tha Attaullah Khugyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar.

Nga 1.793 të burgosur, më shumë se 1,025 kishin shpëtar dhe dhe 430 kishin mbetur brenda.

"Pjesa tjetër mungon," tha ai.

Pasi shpërtheu një makinë bombë në hyrje të burgut ditën e dielë në mbrëmje, njerëz të armatosur të Shtetit Islamik mësynë burgun, ku shumë militantë të IS u kapën gjatë një fushate në muajin e kaluar, së bashku me luftëtarët talibanë dhe kriminelë të thjeshtë.

Mohammad Idres, një nga të burgosurit i bllokuar brenda dhe i kontaktuar me celular, tha se mund të shihte rreth katër trupa në tokën jashtë.

"Ne jemi shumë të uritur është shumë e nxehtë dhe nuk kemi ujë," i tha ai Reuters.

"Ndonjëherë situate është e qetë dhe pastaj fillon sërish zjarri," tha ai. "Forcat e sigurisë nuk mund të përparojnë sepse sulmuesit kanë pika strategjike, përfshirë kullat e vrojtimit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco