Vetëm 5 vdekje në 24 orë/ Britania drejt rrafshimit të kurbës së viktimave nga Covid-19

Vetëm 5 vdekje në 24 orë/ Britania drejt rrafshimit të kurbës së viktimave nga Covid-19

16:16, 03/08/2020
A+ Aa A-

Britania njoftoi sot pesë vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e rritur numrin zyrtar të viktimave në 46.206.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë konfirmuar ende shifrën përfundimtare ditore, e cila shpesh është shumë më e lartë sepse merr parasysh vdekjet e konfirmuara nga laboratori në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Shëndeti Publik në Angli njoftoi sot pesë vdekje në të gjithë vendin. Nuk u regjistruan viktima në asnjë mjedis në Skoci, Uells ose Irlandë Veriore.

Vetëm tetë vdekje u regjistruan zyrtarisht dje dhe shtatë vdekje të konfirmuara nga laboratori u postuan të hënën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco