Ndahet nga jeta fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Ndahet nga jeta fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

11:53, 03/08/2020
A+ Aa A-

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen, John Hume ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Oëen Mor në Londonderry.

Hume ishte një nga politikanët me profilin më të lartë në Irlandën Veriore për më shumë se 30 vjet dhe ndikoi në krijimin e rrethanave për t’u dhënë fund përleshjeve në këtë shtet.

Ai ishte një nga anëtarët themelues të partisë social-demokrate në Irlandën Veriore SDLP në 1970 dhe u bë udhëheqës i saj më 1979, post ky nga i cili Hume dha dorëheqje në nëntor të vitit 2001.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco