Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Koronavirusi/ Si u manipuluan shifrat e viktimave në Iran

Koronavirusi/ Si u manipuluan shifrat e viktimave në Iran

11:13, 03/08/2020
A+ Aa A-

Numri i viktimave nga koronavirusi në Iran është thuajse sa trefishi i atyre që pretendon qeveria e këtij vendi. Kështu thuhet në një investigim të BBC.

Rrjeti i njohur mediatik ka zbuluar se teksa qeveria thotë zyrtarisht se kanë vdekur 14.405 persona nga virusi deri më 20 korrik, numri i vërtetë është të paktën 42 mijë.

Kurse numri i personave të infektuar është sa dyfishi i të dhënave zyrtare: 451 mijë, ndryshe nga qeveria që thotë se janë 278 mijë.

Vdekja e parë nga Covid-19 në Iran është regjistruar më 22 janar, thuajse një muaj përpara se qeveria të deklaronte rastin e parë zyrtar, shkruan BBC.

Gjatë javëve të fundit, Irani ka njohur një rritje të ndjeshme të rasteve.

Numrat zyrtarë tregojnë se Irani është vendi më i prekur nga virusi në Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco