VIDEO/ Plas sherri në avion, pasagjerët e dehur përleshen dhe gjakosen sepse nuk vendosën maskë

VIDEO/ Plas sherri në avion, pasagjerët e dehur përleshen dhe gjakosen sepse nuk vendosën maskë

08:11, 03/08/2020
A+ Aa A-

Një sherr i madh mes pasagjerësh ka ndodhur në një avion që udhëtonte nga Amsterdami në Ibiza të Spanjës. Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maske në fytyrë dhe kjo ka revoltuar edhe pasagjerët e tjerë.

Nga pamjet e publikuara shihen dy pasagjerë duke u përleshur. Një burrë i bërtet duke i thënë të ndalojnë sepse këtu ka fëmijë.

Pasagjerët që po shkaktonin zhurmë, rrumujë dhe po shqetësonin pasagjerët e tjerë fizikisht dhe verbalisht në avion ishin të dehur me vodka.

Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur. Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco