Piramidat u ndërtuan nga alienët? Ndizet një debat i nxehtë online

Piramidat u ndërtuan nga alienët? Ndizet një debat i nxehtë online

20:20, 02/08/2020
A+ Aa A-

BBC

Egjipti ka ftuar miliarderin Elon Musk për të vizituar vendin që të shohë vetë se piramidat e famshme nuk janë ndërtuar nga alienët.

Pronari i SpaceX postoi një mesazh në Twitter, ku duket se mbështet teoritë konspirative që thonë se alienët janë përfshirë në ndërtimet kolosale.

Por ministrja egjiptiane për bashkëpunimin ndërkombëtar nuk do që ata të marrin ndonjë meritë për këtë gjë.

Ajo tha se prova për këtë janë varret e ndërtuesve të piramidave.

Varret e zbuluara në vitet ’90 janë prova përfundimtare, thonë ekspertët, se strukturat madhështorë janë ndërtuar vërtet nga egjiptianët e lashtë.

Të premten, miliarderi i teknologjisë shkroi: “Alienët ndërtuan piramidat, e dukshme”, një mesazh që u rishpërnda të paktën 84 mijë herë.

Ministrja egjiptiane për bashkëpunimin nërkombëtar, Rania al-Mashat u përgjigj në Twitter duke thënë se ajo e ndjek dhe e admiron punën e zotit Musk.

Por ajo e nxiti atë që të hulumtonte më tej provat në lidhje me ngritjen e strukturave të ndërtuara për faraonët e Egjiptit.

Kurse arkeologu egjiptian, Zahi Hawass u përgjigj me një video të shkurtër në arabisht, duke thënë se argumenti i zotit Musk është një ‘halucinacion komplet’.

“Kam mësuar se varret e ndërtuesve të piramidave tregojnë për të gjithë se ndërtuesit e piramidave ishin egjiptianë dhe nuk ishin skllevër,” citoi atë më vonë EgyptToday.

Zoti Musk postoi më vonë një mesazh me një shkrim nga BBC History në lidhje me jetën e ndërtuesve të piramidave, duke shkruar: “Ky artikull i BBC ofron një përmbledhje të arsyeshme për mënyrën se si u ndërtuan”.

Ka më shumë se 100 piramida që kanë mbijetuar, por më e famshmja është Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt- e lartë 137 metra.

Shumica e tyre u ndërtuan si varre- një vendpushim përfundimtar për faraonët e Egjiptit.

Zoti Musk njihet për mesazhet e tij kreative, por edhe kaotike në Twitter. Njëherë ai i pati thënë CNBC: “Twitter është si një zonë lufte. Nëse dikush do të hidhet në luftë, është sikur: Dakord, ti je në arenë. Le të fillojë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana04/08/2020 18:14

Me te vertete piramidat e Egjyptit jane nje nga 7 Mrekullite e botes , sidomos ajo e madhja qe njihet si piramida e faraonit KEOPOS . Personalisht kam qene ne Kajro dhe i kam pare ne vend ato tre piramida te famshme ne Giza . Nder te tjera ne lagjen e Gizas para se te shkoje tek piramidat ishte edhe Xhamia e Muhamed Ali Pashes , Pashai shqiptar qe ndertoi Egjiptin modern dhe krijoi dinastine qe udhehoqi per 150 vjet ate .

Shto koment

Denonco