Protesta që habiti Europën/ Virologu: Bërtisnin shumë, do...

Protesta që habiti Europën/ Virologu: Bërtisnin shumë, do...

18:29, 02/08/2020
A+ Aa A-

Nga flamujt me ylber e deri te flamujt e perandorisë. Nga thirrjet për largimin e Angela Merkel deri te pankartat: “Nuk ka koronavirus”.

Rrugët e Berlinit u ‘pushtuan’ dje nga një protestë që habiti Europën. Në mesin e pandemisë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në shesh në atë që gazeta BILD e quan ‘protesta më e çmendur në Gjermani’.

Policia thotë se në rrugë dolën të paktën 20 mijë njerëz, në një përzierje mesazhesh. Motoja e kësaj proteste ishte: “Fundi i pandemisë- Dita e Lirisë”.

Policia tentoi që të shpërndajë turmën, por shumë prej tyre rezistuan dhe qëndruan në rrugë për orë të tëra. Nga përplasjet u regjistruan 18 policë të plagosur, tre prej tyre u dërguan në spital.

Shumë prej të pranishmëve janë kundër vaksinimit. Të tjerë mendojnë se vaksina është një shpikje e qëllimshme për t’u injektuar njerëzve një cip.

Gazeta BILD shkruan se protestuesit akuzojnë se ky është një gjenocid botëror nga bankierët e famshëm Rothschilds, që duan të prezantojnë një kriptomonedhë me çipat që do futen përmes vaksinës.

Asnjë nuk dukej i shqetësuar për masat e distancimit. Madje disa hodhën pankarta ironizuese: “Ne jemi vala e dytë”.

Megjithatë, virologu i njohur gjerman, Jonas Schimdt-Chanasit mendon se kjo protestë do prodhojë shumë raste me virus: “Ata bërtisnin shumë”, tha ai, duke shtuar se kjo shton mundësinë e infektimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi03/08/2020 09:18

Pse e ulni kaq poshte veten ? Pse publikoni vetem mesazhet qe ju interesojne ? A e quani veten shtyp demokratik ? JO ASPAK ! Ne mesazhin e meparshm qe ju nuk publikuat behej thirrje per proteste, dhe protesta eshte e drejte e popullit ne nje vend demokratik.. Nuk ka asgje alarmuese dhe asgje te pazakonte. Fakti qe ju doni ta mbytni zerin e shqiptareve qe kerkojne ti dalin zot vetes tregon qarte se me ke jeni. Dyshimet e mia i vertetoi menyra se ju veproni. "Polici i mire dhe polici i keq" kjo eshte loja qe po luajne Rama dhe Basha ne kurrizin e shqiptareve. Per fat te keq per ta luajtur mire ne kete loje te ndyre i ndihmojne edhe shume televizione e portale. Po te doni mos e botoni mesazhin une e kuptova kush jeni dhe kujt i sherbeni. Do ta kuptojne edhe shqiptaret e tjere.

Mondi02/08/2020 20:47

Protestuesit ne Gjermani kane plotesisht te drejte edhe ne duhet te ngrihemi ne proteste per te mbrojtur femijet, prinderit dhe veten nga ky komplot mbareboteror. Shpresoj qe kete rradhe do ta publikoni komentin, Mos ndiqni politiken e Lulit dhe Edivin drogaxhiut por shihni te ardhmen e femijeve tuaj. Kur te filloje vaksinimi as ju nuk do keni shpetim. Po nuk protesuam do te shnderrohemi vullnetarisht ne kavie laboratori.

Mondi02/08/2020 19:54

Kane shume te drejte. Po ne kur do zgjohemi nga gjumi letargjik ? Sa ma shume te jemi ne numer gjate protestave aq me shune do kemi mundesi ti shmangemi ketij komploti mbare boteror.

Shto koment

Denonco