Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Virologia kineze e arratisur në SHBA: Virusi doli nga një...

Virologia kineze e arratisur në SHBA: Virusi doli nga një...

17:48, 02/08/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Xi Jinping po mbulonte të vërtetën në lidhje me pandeminë e koronavirusit’.

Kështu deklaroi një virologe kineze, e cila u arratis nga vendi i saj dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo po mbledh “prova të forta” për origjinën e vërtetë të COVID-19.

“Virusi nuk e ka origjinën nga natyra dhe nuk doli nga tregu në Wuhan,” tha Li-Meng Yan, e cila thotë se ishte punësuar nga autoritetet kineze për të studiuar koronavirusin përkrah Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

‘Kina e dinte për ekzistencën e koronavirusit para se shpërthimi në Wuhan u njoftua zyrtarisht në dhjetor 2019’, tha Li-Meng Yan në një intervistë me të përditshmen spanjolle “El Mundo”.

Yan i tha “El Mundo” se ajo së pari u bë e vetëdijshme për atë që po ndodhte në Kinë, kur një anëtar i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i tha asaj “se në Wuhan autoritetet e dinin tashmë që ishte një lloj i ri i SARS dhe se ata madje kishin përfunduar renditjen e gjenomit. ”

“Tregu në Wuhan nuk është burimi i shpërthimit dhe një kafshë e egër nuk është pritësi i ndërmjetësit,” tha Yan. “Koronavirusi nuk ka origjinë nga natyra. Tregu është vetëm një tym”.

Virologologia shtoi se ajo ka kopje të të gjitha bisedave që zhvilloi me kolegët e saj për Covid-19 dhe pohoi se Kina shtypi informacionin që nga fillimi: “Qeveria me qëllim mbajti informacione për virusin. Për javë të tëra, ata mohuan që personeli mjekësor të infektohej ndërsa pacientët që shfaqnin simptoma Covid-19 kishin mbetur në zonat komunale të spitaleve pa u izoluar”, u shpreh ajo.

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator ushtarak që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leli03/08/2020 22:34

Po ky tani qe na shkruaka janglisht me ane te telefonit, qenka koqe fare!! Ç' kujton ky budalla, se njerezit nuk kuptojne se ky rroçka, tani, jo vetem qe nuk di janglisht, pour as shqiepen nuk e di mire, koqja e lal plehut.

Tani03/08/2020 04:48

All the developed countries should make china pay for the damage has done to the worlds population.

Shto koment

Denonco