Evropa përfshihet nga temperatura rekord mbi 40 gradë

Evropa përfshihet nga temperatura rekord mbi 40 gradë

17:14, 02/08/2020
A+ Aa A-

Ditët e fundit, Evropa po përjeton ditë të nxehta me temperatura që janë pranë rekordeve.

Ndryshe nga stinët e tjera, banorëve u shtohet një tjetër vështirësi në përditshmërinë e tyre, maska anti-COVID të cilën ata e kanë të detyruar t’a mbajnë në ambiente publike.

Në Paris termometri shënoi 42 gradë celsius këtë të diel.

Në Madrid, banorët u janë drejtuar parqeve me shatërvanë, por edhe lumenjve e liqeneve për t’u freskuar mes temperaturave që kapërcejnë 40 gradë celsius.

Në vëmendjen e tyre është edhe ruajtja e distancës sociale për të shmangur infektimin nga COVID-19.

Më pak të kujdesshëm duken banorët e Siçilisë, të cilët u dyndën plazheve.

Temperaturat po i afrohen drejt 40 gradë celsius, teksa jo vetëm jugu i Italisë por e gjithë Europa është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco