Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Riemërimi i Presidentit Trump nga Kuvendi Republikan në mënyrë private, pa praninë e mediave

Riemërimi i Presidentit Trump nga Kuvendi Republikan në mënyrë private, pa praninë e mediave

15:24, 02/08/2020
A+ Aa A-

Një zëdhënës i Kuvendit Kombëtar Republikan tha se për shkak të koronavirusit, votimi për riemërimin e Presidentit Donald Trump pritet të bëhet në mënyrë private në fund të këtij muaji, pa praninë e mediave.

Vetë Presidenti Trump anuloi muajin e kaluar pjesën publike të kuvendit që ishte planifikuar të mbahej në Florida, raporton VOA.

Megjithatë, 336 delegatë do të mblidhen në Sharlot të Karolinës Veriore, më 24 gusht për t’i dhënë edhe një herë zotit Trump emërimin zyrtar si kandidat i Partisë Republikane.

Kuvendet e partive për emërimin e kandidatëve tradicionalisht projektohen për të qenë ngjarje me fitim të madh për mediat, pasi partitë politike përpiqen të përfitojnë nga vëmendja që ato ngjallin për të përhapur mesazhin e tyre tek sa më shumë votues që të jetë e mundur. Nëse vendimi i Partisë Republikane qëndron, kjo do të shënonte herën e parë që një parti politike e emëron kandidatin e saj për president larg syve të gazetarëve.

"Duke pasur parasysh kufizimet shëndetësore dhe kufizimet e vendosura brenda shtetit të Karolinës së Veriut, ne po planifikojmë që aktivitetet në Sharlot të jenë të mbyllura për mediat nga data 21 deri më 24 gusht,” tha një zëdhënës i kuvendit. "Me kënaqësi do t’ju njoftojmë nëse kjo ndryshon, por po punojmë brenda parametrave të përcaktuara në udhëzimet shtetërore dhe lokale lidhur me numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë," tha zëdhënësi.

Disa delegacione të Partisë Republikane kanë ngritur privatisht çështje logjistike që kanë të bëjnë me udhëtimin e delegatëve në këto dy shtete, duke përmendur faktin që gjithnjë e më shumë autoritete lokale po imponojnë urdhra për karantinim të detyrueshëm të njerëzve që kthehen nga shtetet të cilat po përjetojnë shtim të infeksioneve.

Delegatët që do të shkojnë në Sharlot do të hedhin votën në emër të më shumë se 2.500 delegatëve zyrtarë që do të duhej të merrnin pjesë në kushte normale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco