Itali/ Ulet numri i rasteve dhe viktimave, ja sa u shënuan në 24 orët e fundit

Itali/ Ulet numri i rasteve dhe viktimave, ja sa u shënuan në 24 orët e fundit

19:02, 01/08/2020
A+ Aa A-

Janë 295 rastet e reja me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit, një shifër në rënie në krahasim me dje, kur u regjistruan 379 raste.

Ndërkohë, në vendin fqinj janë shënuar 5 viktima, një shifër sërish më e ulët sesa dje (9).

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 255 të shëruar.

Në total, Italia ka regjistruar 247 832 të infektuar me Covid-19, ndërsa viktimat janë 35 146.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco